Del Bosque Mourinhos: Guardiola zbuloj, ti bleve

Vicente Del Bosque i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos pas deklaratës se është lehtë të jesh trajner i kombëtareve pasi që trajneri ka një lojë në disa muaj.
“Unë do ditë filloj punën në orën 9:30 të mëngjesit. Nëse dikush gjen kohë për pushim, unë nuk jam një nga ata. Nuk dua që ti përgjigjem direkt Mourinhos sepse nuk jam nga ata trajnerë që dua të bëj armiq në futboll. Dashuria ime për futbollin është konkretizuar me Spanjën duke fituar tituj të rëndësishëm. Për mua trajneri më i mirë i vitit duhet të jetë Guardiola sepse trajner me vlerë është ai trajner që zbulon talenta, e jo ai që blen talenta” deklaroi Del Bosque./Indeksonline/