E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque rinovon me Spanjën

Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur ta qetësojë selektorin Vicente del Bosque. Presidenti i kësaj federate (RFEF), Angel Maria Villar, ka bërë të ditur vazhdimin e kontratës për dy vjet të tjera për pasardhësin e Luis Aragones në bankinën e “Furie Rosse”.

“Del Bosque mbetet selektor i Kombëtares edhe pas Botërorit të Afrikës së Jugut, çfarëdo që ndodhë”, ka thënë kreu i RFEF. Del Bosque është selektor i kampionëve të Evropës që nga 16 korriku i vitit 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›