Del Bosque si Mourinho, si beson Casillasit

Iker Casillas si duket e ka humbur besimin edhe tek Vicente Del Bosque. Selektori i Spanjës sipas të gjitha gjasave do të angazhoj sot në portë Victor Valdesin në miqësoren me Irlandën.
Del Bosque thuhet se nuk është i kënaqur me formën e Casillas të treguar në stërvitjet me Spanjën.
Mediat spanjolle shkruajnë se Valdes do të startoj sot ndaj Irlandës dhe se Casillas është sygjeruar që të punoj më shumë për të fituar vendin e titullarit.
Casillas ka gjasa të mëdha që të jetë në bankën rezervë edhe në Kupën e Konfederatave që do të filloj me 15 qershor./Indeksonline/