E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Ponte: Kryengritësit në Siri kanë përdorur armë kimike

Një prej hetueseve më të njohura të Kombeve të Bashkuara, Karla Del Ponte deklaroi se kryengritesit në Siri kanë përdorur gazi sarin, i përfshirë në listën e armëve kimike. Gjatë një intervistë për një televizion të Zvicrës, ajo foli për “dyshime të forta dhe konkrete, por ende jo për prova të padiskutueshme”. Del Ponte, qe drejton Komitetin e Pavarur Ndërkombëtar te Hetimit për Sirine shpjegoi se “hetuesit kanë qendruar në vendet fqinje, ku kanë biseduar me viktimat apo edhe mjekët”.

Por ish-kryeprokurorja e Gjykatës për Krimet në ish-Jugosllavi thote se Komiteti i OKB-së duhet të mbledhë të tjera fakte nga dëshmitarët”. Ajo nuk dha asnjë detaj se ku mund të jetë përdorur, gazi sarin në Siri. Komisioni qe ajo drejton është ngritur në gusht të vitit 2011 dhe ka si objektiv të parë; shqyrtimin e shkeljes së të drejtave të njeriut në Siri, prej nisjes së konfliktit në mars të vitit 2011, transmeton TCH.

Një tjetër ekip i OKB-së është ngarkuar të merret specifikisht me armët kimike dhe është plotësisht i gatshëm te hyje në Siri, për të hetuar akuzat deri tani të besueshme.Në të kaluarën, si regjimi sirian ashtu edhe kryengritësit kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e armëve kimike.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë folur për fakte që tregojnë se qeveria siriane kanë përdorur gazin sarin, gjë që kundërshtohet fuqimisht nga Damasku, të cilat i cilëson gënjeshtra. Akuzat e Del Pontes vijnë në kohën kur flitet për ofensive nga ajri te ushtrisë izraelite, që goditi shënjestra ushtarake në afërsi te Damaskut. Regjimi i Assad reagoi menjëherë duke akuzuar Izraelin se po koordinon veprimet me kryengritësit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›