E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Ponte: Në Siri kanë ndodhur krime kundër njerëzimit

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës dhe anëtarja e komisionit hetues të OKB-së për krimet në Siri,Carla Del Ponte  ka thënë se është e sigurt se në shtetin sirian kanë ndodhur krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Del Ponte ka shprehur bindjen se do të identifikojë të gjithë përgjegjësit e tyre.

“Detyra ime kryesore do të jetë vazhdimi i hetimeve dhe konfirmimi i përgjegjësisë së zyrtarëve të lartë politikë dhe ushtarakë, të dyshuar për kryerjen e krimeve”, ka thënë Del Ponte para gazetarëve.

Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, në Siri, që nga shpërthimi i konfliktit në mars të 2011-ës, kanë humbur jetën mbi 35,000 njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›