Delavekuras: Përgjegjësi e palëve

“Aktet e dhunshme të ditës së sotme në Shqipëri, nuk kanë shkaktuar vetëm vdekjen tragjike të tre njerëzve dhe shumë të tjerëve që u plagosën, por edhe një goditje kundër Republikës së Shqipërisë dhe demokracisë”.
Kjo ishte deklarata e bere nga Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Grigoris Delavekuras i cili dha sonte një reagim mbi ngjarjet e ndodhura në Shqipëri ku të paktën tre persona gjetën vdekjen dhe rreth 100 të tjerë u plagosën në një demonstratë të përgjakshme të opozitës.
Delavekuras tha se “Shqipëria nuk duhet aktualisht të rrëshqasë në dukuri dhune, nga kudo që vijnë ato”.
“Përkundrazi, kjo është një përgjegjësi historike e të gjitha forcave politike dhe shoqërore të vendit që të tregojnë përmbajtje”, – vijoi diplomati grek.
Ai shtoi se “e vetmja mënyrë për të penguar këtë bllokim të modernizimit dhe sabotimit të mbarëvajtjes së vendit në drejtim të integrimit në BE, është zhvillimi i dialogut konstruktiv në një shpirt kompromisi, gjithnjë brenda kuadrit të parashikuar nga Kushtetuta dhe ligjet”.
“Greqia do të vazhdojë të monitorojë ngushtësisht nga afër zhvillimet dhe për të mbështetur këtë përpjekje”, përfundon deklarata e diplomacisë greke.