E Martë, 3 Nëntor 2026

Delegacioni i Koresë së Veriut vizitë në Moskë

Një delegacion i Koresë së Veriut do të vizitojë dhomën e ulët të parlamentit rus më 13 shkurt.

Ligjvënësi Kazbek Taysaev tha gjithashtu se një delegacion parlamentar rus ka planifikuar të udhëtojë në Korenë e Veriut në muajin mars.

Rusia ka rritur lidhjet me Korenë e Veriut dhe vende të tjera armiqësore ndaj SHBA-së , si Irani që nga fillimi i luftës me Ukrainën, marrëdhënie që janë një burim shqetësimi për perëndimin.

Presidenti rus Vladimir Putin vitin e kaluar pranoi ftesën e Kim Jong-un për të vizituar Korenë e Veriut, megjithëse data e udhëtimit është ende e paqartë. Kremlini tha muajin e kaluar se një vizitë e Putinit do të ndodhte në të ardhmen e parashikueshme.

SHBA ka akuzuar Korenë e Veriut për furnizimin e Rusisë me predha artilerie dhe raketa të përdorura në luftën në Ukrainë. Si Moska ashtu edhe Pheniani i kanë mohuar akuzat e SHBA-së, por vitin e kaluar u zotuan të thellojnë marrëdhëniet ushtarake.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›