Delegatët në Gjenevë protestojnë ndaj komenteve të Ahmadinexhadit
Dhjetëra delegatë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara mbi racizmin dolën nga salla gjatë një fjalimi të Presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad.
Delegatë evropianë dhe kanadezë i braktisën
punimet e konferencës në shenjë proteste ndaj kritikave të zotit
Ahmadinexhad ndaj ekzistencës së Izraelit dhe zhvendosjes së
palestinezëve.
Disa nga delegatët që qëndruan në sallën e
konferencës në Gjenevë, e përcollën presidentin iranian me thirrje dhe
ngacmime, të cilave ai iu përgjigj me buzëqeshje dhe e vazhdoi deri në
fund fjalimin. Në sallë pati duartrokitje nga disa prej pjesëmarrësve
për komentet e tij.
Shtetet e Bashkuara dhe disa vende aleate të
tyre e bojkotuan konferencën. Ata thanë se shqetësohen se konferenca
mund të shndërrohej në forum anti-semitizmi dhe se thirrjet për të
mbrojtur lirinë e besimit mund të eklipsonin të drejtën e lirisë së
fjalës.