E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell Ne Kosove nuk ka krize

Nuk ka krize institucionale ne Kosove. E gjithe situata politike e krijuar para gati dy javeve qe kur LDK doli nga bashkeqeverisja eshte situate normale per ambasadorin amerikan ne Prishtine Christopher Dell.

Ju e pate si krize une nuk e shoh si te tille. Une e shoh si pjese te zakonshme te nje procesi normal dhe demokratik ne nje shtet i cili ka nje sistem parlamentar ku qeveria kerkon ndihma te ndryshme nga Parlamenti dhe me pas mund te kemi edhe zgjedhje ku populli do ti zgjedhe udheheqesit e vete ka deklaruar Dell.

Mendoj qe e gjithe kjo eshte nje shenje e shendetshme e maturise dhe e pjekurise qe institucionet kosovare po e tregojne se ato jane te afta per tu perballur edhe me nje situate te ketille ka pohuar ai.

Por edhe vete kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar se dalja e LDK-se nga qeveria ka shkatuar krize te thelle institucionale.

Me tej Dell tha se ne takimet qe ka pasur me kryeministrin nuk i ka dhene ndonje ide se si te veproje pas prishjes se koalicionit qeverises meqenese sic tha ai nuk eshte detyre e tij tia thote kete.

Kosova nuk eshte vendi im dhe nuk eshte detyre e imja qe te vendos dhe tu them partive politike te Kosoves qe te behen bashke apo te vendosin si do ta formojne qeverine dhe cila do te jete barazpesha. Ne fund te fundit kjo eshte dicka qe duhet te vendoset nga populli i Kosoves. Une jam ambasador i SHBA-ve ne Kosove e jo perfaqesues i ndonjerit nga subjektet politike ne Kosove ka shtuar Dell.

Ambasadori amerikan i beri keto deklarata pas nje takimi me ministrin e Forces se Sigurise se Kosoves Fehmi Mujota.

Qeveria amerikane i dhuroi kesaj ministrie dhe asaj te Shendetesise pajisje personale mbrojtese me vlere rreth gjysme milion dollare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›