Dell ambasador i ri i SHBA ne Kosove
Diplomati amerikan, Kristofer Dell do te jete ambasadori i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Kosove. Lajmi eshte njoftuar mbremjen e djeshme nga Shtepia e Bardhe ne Uashington. Ambasadori Dell do te zevendesoje ambasadoren e deritashme Tina Kaidanov. Ambasadori Dell eshte nje diplomat karriere dhe nje njeri i njohur me zhvillimet ne Kosove. Ai ishte shef i Misionit ne Zyren e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Kosove gjate vitit 2000-2001. Presidenti Obama ka emeruar edhe ambasadoret e rinj ne France, Britani, Danimarke dhe Islande. Te gjitha keto emerime duhet te konfirmohen ne Senatin e Shteteve te Bashkuara.