E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dell i përgjigjet Tadiç: Prishtina vendos vetë

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Christopher Dell

Prishtinë, 3 gusht 2011, NOA – Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, iu është përgjigjur presidentit të Serbisë Boris Tadic, duke i thënë se institucionet e Kosovës janë të afta dhe kanë kapacitet të marrin vendimet vetë.

Me ironi, Delli e ka falënderuar Tadicin, i cili e ka akuzuar atë se po ndërhyn në Prishtinën zyrtare kundër Serbisë, por ka theksuar se Beogradi duhet ta pranojë dhe ta kuptojë se institucionet e Kosovës janë këtu përgjithmonë dhe kanë kapacitete të marrin vendime e veta vetë, për vendin e vet. Këto dy shtete duhet të bashkëjetojnë dhe të respektojnë vendimet e njëri tjetrit.
Siç raporton RTK, Dell i ka bërë këto koment gjatë vënies së gurthemelit të shtëpisë së kulturës në fshatin Badoc.

a.q/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›