E Hënë, 2 Nëntor 2026

Delvina në flakë prej 48 orësh, zjarret përhapen nga era. Digjen banesa, disa fshatra në rrezik

Nga mesdita e së martës, Delvina është prej zonave që po përjeton situatë kritike nga zjarret.

Përtej një përmirësimi të situatës krahasuar me orët e natës së shkuar, sot (13 gusht) sërish Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me ekipet lokale të zjarrfikësve, janë në luftë me flakët e një vatre të papritur të favorizuar nga erërat e forta.

Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetin, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vazhdojnë prej disa orësh luftën me zjarrin, të mbështetur nga ajri dhe në bashkëpunim me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.

Ata kanë arritur të ndalojnë me sukses avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes urdhëroi paradite banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave në terren për evakuimin.

“Qe shumë e shpejtë ardhja e zjarrit. Pastaj zjarrfikëset erdhën në moment,” thotë një banor.

Flakët po u afrohen edhe dy stacioneve të antenave të RTSH-së në Kakodhiq dhe Lefterohor, por pa rrezik.

Një ditë më parë zjarri depërtuar nga Syri i Kaltër përfshiu fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë. Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara.

Zjarri u bë kërcënues edhe për qytetin, por falë operacioneve nga ajri dhe toka dhe angazhimit të qindra forcave zjarrfikëse, ushtarake dhe të emergjencave civile u shmangën dëmet në njerëz, si dhe u minimizuan ato në pronën e qytetarëve.

Gazetar: Vangjel Shumeli

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›