E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delvine Bistrica sekuestron edhe 129 kg kanabis

Në vijimësi të veprimeve hetimore në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar BISTRICA, ku nga strukturat e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Vlorë u sekuestruan 135 kg kanabis sativa dhe u arrestuan 5 anëtare të një grupi kriminal pak ditë më parë, ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit është gjetur edhe një sasi tjetër prej 129 kg kanabisi e vendosur në 4 çanta.

Sasia e konsiderueshme e drogës ishte fshehur në vendin e quajtur Burimi Kurasan në Delvinë, dhe dyshohet se i përket këtij grupi kriminal të cilët synonin të trafikonin në Greqi.

Mësohet se policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e kreut të këtij rrjeti të trafikimit të drogës me vendin fqinj, shtetasin Artur Goro, i cili brenda pak ditëve synonte kalimin e një sasie shumë të madh droge në Greqi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›