E Diel, 1 Nëntor 2026

Delvinë, grabisin me dhunë të moshuarën, pranga dy adoleshentëve

Gazeta Shqip

Dy adoleshentë nga Ksamili janë ndaluar nga policia me akuzën e grabitjes me dhunë.

Sipas policisë, K.Stefani, 17 vjeç dhe K. Xhemalaj, 17 vjeç, të dy banues në fshatin Xarrë, të Delvinës dyshohet se pasditen e së hënës, në varrezat e fshatit Mursi, i kanë vjedhur me dhunë 500 euro e 50.000 lekë, pasaportën dhe disa sende të tjera personale 65-vjeçares Vasiliqi Puriqi, banuese në fshatin Mursi, Sarandë.

Pas denoncimit të gruas, policia ka nisur hetimet e rastit dhe ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e dy adoleshentëve. Ndërkohë policia i ka referuar materialet procedurale, prokurorisë së rrethit për akuzën e grabitjes me dhunë, e kryer në bashkëpunim.

29 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Delvinë, grabisin me dhunë të moshuarën, pranga dy adoleshentëve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›