E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demi Moor e turpëruar: Me Kutcher gjithçka ka përfunduar

Nju Jork, 10 tetor NOA - Ka ardhur dhe fundit i historisë mes Demi Moore dhe Ashton Kutcher.
Përshkrimet e fundit mbi fatin e një prej çifteve më të bukura të Hollivudit jepen nga "Daily Mail", që citon një burim tepër të afërt të Moore: ajo është ndjerë totalisht e turpëruar nga sjelljet e fundit të bashkëshortit të tij dhe si rrjedhojë është konsultuar me avokatin e saj të specializuar në temat e divorcit, pikërisht për të nisur procedurat e ndarjes.
Për fundin e historisë së çiftit, "erdhi në ndihmë" dhe situata e fundit e Kutcher, që u përfol nga e gjitha bota e gossip.
Kanë qenë foto të shumta që kanë bërë të pamundur për të mohuar tradhtinë e kryer nga aktori në drejtim të partneres së tij.
Duke parë situatën krijuar mund të themi se nuk do të ketë asnjë kthim prapa, pasi besimi i Demi (48 vjeçe) drejt bashkëshortit (33) ka humbur plotësisht.
r.b/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›