E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Demo: Mbrojtja lumore në lagjen “Goricë” shmang rreziqet nga prurjet e Osumit

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Në Berat vijojnë punimet për mbrojtjen lumore në lagjen “Goricë”.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen për ndërtimin e gabioneve dhe mureve mbajtës në lumin Osum.

“Vijojnë punimet për mbrojtjen lumore në lagjen Goricë, me ndërtimin e gabioneve dhe mureve mbajtës për të parandaluar në kohë rreziqet që mund vijnë nga prurjet e lumit Osum dhe rreziqet nga erozioni”, theksoi Demo.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me bashkinë Berat.

Investimet në infrastrukturë që po kryhen në Berat i vijnë në ndihmë turizmit. “Qyteti i një mbi një dritareve” është shndërruar vitet e fundit në një atraksion turistik gjithëvjetor për vizitorët.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›