E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Demo, takim me deputetë turq: Interes për vlerat e qytetit të Beratit

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo priti sot në një takim deputetë të Asamblesë Kombëtare të Turqisë dhe anëtarë të Komisionit për Harmonizimin me Bashkimin Europian, të kryesuar nga kryetari i Komisionit Burhan Kayaturk.

Demo ndau në rrjete sociale momente nga vizita e tyre, të cilët përzgjodhën Beratin, në kuadër të vizitës së tyre në Shqipëri.

Gjatë takimit Demo i prezantoi me potencialet e Beratit, projektet në zhvillim, si dhe eksperiencën me projektet e mbështetura nga Bashkimi Europian.

Parlamentarët nga Turqia, shprehën interes për vlerat e qytetit të Beratit dhe sidomos për mënyrën sesi bashkia po përballet me zhvillimin gjithnjë e në rritje të turizmit dhe përqasjes së shërbimeve drejt standardeve të kërkuara në kuadër të integrimit në BE.

Gjatë qëndrimit në Berat, parlamentarët realizuan një tur vizitash në qytet, në Kala, në Muzeun ‘’Onufri’’ dhe Qendrën Mesjetare.

1 nga 6

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›