E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Demokratët dhe Republikanët bien dakord, Joe Biden nënshkruan ligjin për kontrollin e armëve

Projektligji më i rëndësishëm i SHBA-së për kontrollin e armëve në gati 30 vjet është nënshkruar nga presidenti Joe Biden. Ky ligj imponon kontrolle më të ashpra ndaj blerësve të rinj dhe inkurajon shtetet që të heqin armët nga njerëzit që konsiderohen si kërcënim.

“Ndërsa ky projektligj nuk bën gjithçka që unë dua, ai përfshin veprime për të cilat kam kërkuar prej kohësh që do të shpëtojnë jetë”, pranoi Biden.

Ndërsa nënshkroi projektligjin, Biden tha se të afërmit e viktimave prisnin që qeveria amerikane të bënte diçka. “Epo sot, ne e bëmë,” shtoi ai.

Ligji i ri është gjithashtu i rëndësishëm sepse është hera e parë në dekada që reformat kanë marrë mbështetje si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët. Historikisht, përpjekjet për të forcuar ligjet e armëve në SHBA janë bllokuar nga Partia Republikane.

Ky ligj erdhi pas rritjes së sulmeve me armë në vend, ku vetëm gjatë majit mbetën të vdekur 31 persona pas sulmeve me armë në një supermarket dhe në një shkollë.

Ligji përfshin më shumë kontroll për blerjen e moshave të reja që do të bëhet mbi 21 vjeç, mosdhënia e një armë për personat që konsiderohen të rrezikshëm dhe për ata që janë dënuar për abuzim në familje

Shoqata Kombëtare e Armëve e kundërshtoi projektligjin, duke argumentuar se ai nuk do të ndalonte dhunën. Aktualisht në SHBA ka rreth 393 milionë armë zjarri dhe ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga të shtënat me armë mes vendeve të zhvilluara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›