E Enjte, 5 Nëntor 2026

Demokratët euroatlantikë rekurs në Gjykatën e Lartë, Basha: Nuk lejojmë që padrejtësia të triumfojë

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë depozitoi sot në Gjykatën e Lartë rekursin kundër vendimit të Apelit që i kaloi vulën e partisë Sali Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, tha se “ne nuk e pranojmë paligjshmërinë, as nuk do lejojmë që padrejtësia të triumfojë”.

“Vlerat themelore të demokratëve nuk mund të tregtohen në pazarin e hallexhinjëve të SPAK, partia e parë properëndimore e Shqipërisë nuk mund të jetë streha e problemeve personale të një individi në konflikt me perëndimin, votat e demokratëve nuk mund të përdoren për allishverishet mes qeverisë dhe teatëropozitës për t’i dhuruar pushtetin në tavolinë Ramës, duke mbyllur listat dhe duke shkatërruar Reformën Zgjedhore”, nënvizoi Basha.

Basha u shpreh se “Shqipëria meriton më shumë”.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›