E Diel, 1 Nëntor 2026

Demokratët i bashkohen protestës, nisin marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit

Pas protestës para Kryeministrisë, demokratët kanë njoftuar se do t’u bashkohen studentëve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe deputetët kanë nisur tashmë marshimin nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ku prej 19 ditësh vijon protesta e studentëve kundër qeverisë Rama.

Pranë Ministrisë së Arsimit, janë vendosur edhe forca të shumta policie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›