E Diel, 1 Nëntor 2026

Demokratët mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i bashkohen revoltës për dorëheqjen e Ramës

Partia Demokratike thirri një protestë kombëtare sot në 12:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Siç duket edhe nga pamjet, mbështetësit i janë bashkuar thirrjes së kryedemokratit Sali Berisha.

Fillimisht militantët u mblodhën në selinë blu dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Para selisë qeveritare, mbështetësit e opozitës dogjën shiltet e vendosura aty nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, ku përsëriti thirrjen drejtuar studentëve, për dialog,.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›