E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata për Lidhjen e Prizrenit, policia prish kremtimet e 132-vjetorit

Foto të tjera, te Galeria

Prizren, 10 Qershor, NOA Update 132 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarjes më të rëndësishme kombëtare për mbrojtjen e territoreve shqiptare, lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti e ka kremtuar me një demonstrim publik në rrugët e Prizrenit, me lajtmotivin për identitet dhe dinjitet kombëtar.

Në krye të 5 mijë tubuesve demonstrata u mbajt nga krerët e vetëvendosjes për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimin e emblemës komunale të Prizrenit, në të cilën paraqitet shtëpia e Lidhjes së Prizrenit.

Demonstrata mori jetë në sheshin kryesor të qytetit ku njëri nga drejtuesit e protestës, Faruk Dakaj e cilësoi rishtas planin e Ahtisaarit, në emër të të cilit është marrë vendimi për ndryshimin e emblemës komunale, si një veprim shkombëtarizues, që pas heqjes së flamurit kombëtar, himni pa tekst, serbizimi i objekteve fetare, po synon shkombëtarizimin deri edhe në vetë institucionet lokale.

Më shumë lajme nga Kosova

Demonstruesit u ndalën edhe përpara shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, ku njëri prej themeluesve të UÇK-së, Gani Krasniqi, duke theksuar se idetë çlirimtare të Lidhjes së Prizrenit janë ende gjallë në zemrat e kosovarëve, deklaroi rishtas se qeveria po e keqpërdor pushtetin politik në dëm të shtetit amë, Kosovës.

Nga Tirana, i ishte bashkuar protestuesve edhe profesori i filozofisë politike Hysamedin Feraj, i cili duke e quajtur planin e Ahtisaarit si shfytyrues për kombin në thelbin e tij, Feraj e përmbylli me një thënie fjalën e tij: Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani.

Pas përfundimit të demonstratës në Prizren, policia e Kosovës arrestoi pesë aktivistë të Vetëvendosjes, Arianit Sadikun, Muhamed Shemsiun, Durim Jasharajn, Hekuran Sejfullahun dhe Durim Xhemajlin.

Sipas njoftimit nga lëvizja për Vetëvendosje, udhëheqësit politikë të Kosovës jo vetëm po marrin vendime antishqiptare, por po i mbrojnë ato me linçim kundërshtarësh dhe më kërcënime e arrestime.

mit/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›