E Diel, 1 Nëntor 2026

Demontimi ekspertet Asgjesimi i municioneve ne Tepelene nuk paraqet rrezik

Tepelene 23 tetor NOA - Asgjesimi i municioneve ne Zharre te Tepelenes nuk shfaq asnje rrezik per banoret dhe zhvillohet ne masa absolute sigurie e brenda te gjitha parametrave teknike.

Keshtu konstatoi nje ekip i nivelit te larte ekspertize teknike ne prezence te Shefit te Shtabit te Pergjithshem te FA-ve gjeneral brigade Maksim Malaj zv/ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu i cili inspektoi procesin e demontimit ne poligonin e Zharres ne Tepelene ku ky i fundit deklaroi se prova per asgjesimin e municioneve me kapacitet maksimal ne poligonin e Zharres ne Tepelene rezultoi pa as me te voglin rrezik per banoret por edhe nje proces qe permbush te gjitha kriteret e sigurise konform te parametrave teknike te lejuar rregullave dhe ligjit ne fuqi per asgjesimin e municioneve.

Kjo pas konfirmimit qe dhane ekspertet e pranishem dhe qendrimet brenda ne shtepite e banoreve te komunitetit te Zharres gjate procesit te demontimit qe u krye me kapacitete maksimale per te verifikuar ne kohe e kushte reale gjithcka.

Duke marre shkas nga shqetesimet qe pak kohe me pare banoret e kesaj zone kishin ngritur lidhur me procesin e demontimit dhe demet te pretenduara nga ana e tyre por edhe ne kuader te inspektimeve te programuara qe zhvillohen taktikisht ne te gjitha poligonet ku kryhen demontime nje ekip i nivelit te larte ekspertize teknike ne prezence te Shefit te Shtabit te Pergjithshem te FA-ve gjeneral brigade Maksim Malaj zv. ministri i MM Ekrem Spahiu Komandantit te Brigades Logjistike gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi por edhe te autoriteteve me te larta vendore si Mimozo omo prefekte qarkut Gjirokaster etj ishin te pranishem jo vetem gjate pergatitjes se procedurave per demontim por me pas edhe shperthimeve te cilat per te krijuar nje ide sa me te qarte per situaten u kryen ne kapacitete maksimale.

Ne fund te procesit te detonimit me kapacitet maksimal me 10 gropa me nga 45 kg nec lende shperthyese nderkohe qe ne perditesine e vet kjo sasi nuk e kalon 30 kg nec lende shperthyese u konstatua si nga ekspertet e pranishmit por edhe vete banoret se nuk paraqitej as rreziku me i vogel jo vetem per jeten dhe shtepite e tyre por edhe sa i takon ndotjes akustike qe shoqeron kete proces.

Pavaresisht ketij fakti ekspertet shprehen mendimin qe ne ditet ne vijim te ulej akoma me shume sasia e lendes per detonim fakt qe do te minimzonte zhurmat e shperthimeve.

Gjate bashkebisedimit me banoret autoritetet vendore dhe gazetaret e pranishem zv. ministri Spahiu sqaroi Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem ne zbatim te planit te veprimit per asgjesimin e municioneve dhe eksploziveve ka marre te gjitha masat e nevojshme per te plotesuar kushtet per nje proces konform te gjitha parametrave teknike duke shmangur cdo shqetesim per komunitetet qe banojne ne afersi te poligoneve. MM dhe SHPFA-ve jane te vendosur te perfundojne me sukses kete projekt sa madhor per FA aq te rendesishem per sigurine kombetare dhe ate rajonale ne bashkepunim me komunitetin dhe duke ndjekur me vemendjen maksimale cdo shqetesim sado te vogel qe vjen prej tij. Per kete arsye erdhem sot ketu ndoqem nga afer e perjetuam se bashku me banoret procesin qe zhvillohet ne poligon. Per te qene sa me realiste transparente dhe te sigurte detonuam sasine thuajse maksimale te eksplozivit per grope dhe ne fund te procesit konstatuam me kenaqesi se nuk pati asnje shqetesim per banoret.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/32860-demontimi-ekspertet-asgjesimi-i-municioneve-ne-tepelene-nuk-paraqet-rreziktitleDemontimi ekspertet Asgjesimi i municioneve ne Tepelene nuk paraqet rreziktheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›