Demontimi reagon qeveria pas denoncimit ne Fiks Fare

Zëvendësministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia ka kërkuar edhe mbështetjen e medias, për t'i bërë thirrje të gjithë banorëve në afersi te poligoneve, qe te mos i afrohen zonave ku kryhen demontime.
Deri me tani poligonet pas kryerjes se demontimeve nuk merreshin ne mbrojtje. Pas ngritjes se ketij problemi nga emisioni "Fiks Fare", Ministria e Mbrojtjes ka premtuar se do te vendosen ushtarake te armatosur per t'i mbrojtur edhe pas ores 16.00 kur perfundon demontimi.
"Ne kërkojmë bashkëpunimin me median, në sensibilizimin e banorëve që asnjë banor të mos afrohet në poligone, sepse ai është asgjësim nëpërmjet detonimit dhe sigurisht që mbetje nga shpërthimi do të ngelen. Analiza për këtë është bërë e plotë dhe janë marrë masat e duhura. Nga ajo ditë ne kemi dhënë urdhër që do të ketë ushtarakë me armë që do të ruajnë poligonët", tha Spahia.
Ekrem Spahia ka hedhur poshte kategorikisht edhe pas analizave te strukturave qe ai drejton se, predhat e gjetura ne vende skrapi mund te jene marre ne poligone ushtarake.
"Përsa i përket sasisë së skrapeve, që mund të shihen me ndonjë vend grumbullimi, kemi burime që nuk janë nga poligonet tona", tha Spahia.
Zevendesministri i Mbrojtjes beri edhe nje panorame te shkaterrimit te armeve luftarake, ku permendi faktin se Shqiperia eshte shteti i pare post komunist qe do te perfundoje deri ne 2013-en, demontimin e armeve luftarake.
Municionet demontohen në lumë
Lumi Shkumbin në Elbasan është kthyer në një “poligon” ushtarak, ku demontohen municione luftarake të kalibrit të rëndë.
Gjatë një vëzhgimi nga kamera e Top Channel, vihet re se automjetet janë vendosur rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe deri në 12:00, afër fshatit Xibrrakë, ku prej 3 orësh asgjësojnë municione me një makineri të posaçme behet ndarja e predhave te medha nga gezhojat e me pas djegia ne kushte primitive e barutit qe del nga keto gezhoja.
Personat që kryejnë procesin e asgjësimit të armëve luftarake, kryesisht të predhave, duket se jane ushtarake. Pas përfundimit të ndarjes se predhave ata djegin barutin në shtratin e lumit Shkumbin dhe më pas mbledhin skrapin duke e transportuar sërish me mjetet e tyre. Në vendin e demontimit ndodhet një automjet i bardhë civil me targa Kosove, prezenca e së cilës nuk dihet.
Gjithashtu vihen re edhe persona civile te angazhuar ne kete proces ne kete poligon te improvizuar ne shtratin e lumit prane rruges nacionale. Zyrtarisht poligonet e demontimit jane miratuar me vendim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas ligjit demontimi i municioneve luftarake bëhet vetëm në poligone ushtarake dhe nën masa tepër të rrepta, duke përmbushur disa standarde, si distancat e sigurisë, larg zonave të banuara, larg digave e burimeve ujore.
Duket se ky proces demontimi disa oresh behet per te perfituar skrapin e kushtueshem te predhave para se eksplozivi te cohet per shkaterrim ne vendet zyrtare te demontimit. Fiks Fare per disa dite me rradhe tregoi me pamje ekskluzive, se si ushtarake e civile bashke angazhoheshin per te perfituar skrapin e predhave.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Bllokohet pretenca e Gërdecit
Babai i fëmijës së vrarë, apel presidentit: Bëni drejtësi
Omari: Projektligjet me 3/5 të rikthehen për diskutim
Berisha përuron rrugë në Tropojë
Shtyhet ekstradimi i Ilir Kumbaros
BE kërkon investim kolosal nga Kina