E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demontimi, shpërthen predha. 1 vdes, 3 plagosen

SKRAPAR- Një punëtor humbi jetën, pasi i plasi një predhë në duart, teksa ishte duke punuar per demontimin dhe tre të tjerë raportohen të dëmtuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në repartin ushtarak ne Skrapar.

Sipas të dhënave të para, viktima është identifikuar si shtetasi Agim Mekollari.

Shpërthimi i predhës ka qenë i fortë, aq sa ka lënduar edhe tre punëtorë të tjerë që ishin afër me viktimën.

Ata janë transportuar me urgjencë në drejtim të Tiranës, për ndihmë të specializuar, ndërkohë që në vend ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›