Demostratat e opozitës, identifikohet viktima e tretë
Eshtë identifikuar viktima e tretë e demonstratës së ditës së djeshme. Sipas informacioneve, viktima është 50 vjeçari Faik Myrto nga qyteti i Fierit. 50 vjeçari Myrto dhe dy persona të tjerë Ziver Veizi, 44 vjeç nga Gjirokastra dhe Hekuran Deda nga Dibra humbën jetën gjatë ditës së djeshme pasi demonstrata degjeneroi në dhunë.
Sot situata pas demonstratës paraqitet e qetë ndërsa janë ende të papastruara mbetjet dhe mjetet e dhunës para Kryeministrisë. Sipas deklaratave të kreut të partisë socialiste, Edi Rama, ditën e sotme nuk do të ketë demonstrate për shkak se është shpallur ditë zie në nder të tre viktimave.
Demonstratat pritet të rifillojnë ditën e nesërme në krye të të cilave ka deklaruar se do të jetë vet kryeopozitari Rama. Më parë opozita ka deklaruar se do ti vazhdojë demonstratat deri sa të ketë një zgjidhje politike.