E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dëmshpërblime për përmbytjet/ Vlorë, 354 familje të prekura u kompensuan financiarisht

Banoret e prekur nga përmbytjet e 5 muajve më parë në Vlorë janë dëmshpërblyer edhe financiarisht.

Është përmbyllur kështu faza e fundit e dëmshpërblimeve, ku kompensim financiar kanë përfituar 354 familje.

Kreu  emergjencave civile konfirmon se kjo ishte faza e fundit e ndihmave, ndërsa fondi i akorduar ishte në vlerën e 56 milionë lekëve.

Situata në Vlorë po vijon të mbetet në monitorim për çdo problematikë që mund të krijohen nga reshjet në ditët në vijim.

Përmbytjet e 4 tetorit të vitit të kaluar, krijuan situate të vështira në Vlorë më dëme të mëdha në shtëpi e biznese./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›