E Martë, 3 Nëntor 2026

Dëmtim shokues për gjyqtaren në ndeshjen Betis-Bilbao

Guadalupe Porras ishte protagoniste e një momenti të tmerrshëm në ndeshjen mes Real Betisit dhe Athletic Bilbao. Ishte pikërisht momenti i golit të parë të ndeshjes(Real Betis-Bilbao 3-1), kur ndodhi dhe incidenti.

Duke vrapuar përgjatë vijës anësore, përgjatë zonës së saj të përgjegjësisë, asistentja e arbitrit u përplas me një kamerë dhe pësoi një dëmtim në fytyrë. E gjakosur, Porras u ndihmua nga stafi mjekësor dhe më pas u largua nga fusha e lojës për të mbërritur tek ambulanca e pranishme në stadium.

Megjithatë, kameramani fillimisht u qortua nga arbitri Cuadra Fernandez për faktin se ishte afruar shumë pranë fushës. Gara, megjithatë, u ndërpre për disa minuta para se të rifillonte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›