E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demtimi i afreskeve te Onufrit

Pas dëmtimit dhe vjedhjes barbare të kishës së Shën e Premtes në Valas të Elbasanit, ku janë marrë dhe dëmtuar disa afreske të ikonografit të madh shqiptar Onufri, të cilat i përkasin periudhës post-Bizantine, ka reaguar Ministria e Kulturës me anë të një konference për shtyp.

Drejtori i Trashëgimisë Kulturore pranë kësaj ministrie, Olsi Lafe është shprehur se me infrastrukturën aktuale është e pamundur për ministrinë që të ruajë me kohë të plotë monumentet e kulturës, qofshin ato edhe të gradës së parë, duke e lënë momentalisht mbrojtjen e tyre, kryesisht në dorë të fatit.

“MTKRS administron një territor shumë të madh. Duke qenë se numri i monumtenteve të kultit është shumë i madh dhe shumë prej tyre ndodhen në zona rurale, Duke qenë se numri i monumtenteve të kultit është shumë i madh dhe shumë prej tyre ndodhen në zona rurale, larg qendrave të banuara, është e pamundur të kontrollohen 24 orë në 24

Olsi Lafe
Drejtori i Trashëgimisë Kulturore larg qendrave të banuara, është e pamundur të kontrollohen 24 orë në 24”, ka thënë Lafe.

Zoti Lafe ka pohuar se dëmi i kryer është i pakthyeshëm dhe se ministria po bashkëpunon me të gjitha instancat vendore dhe policinë e shtetit për kapjen e personave që e kanë shkaktuar këtë krim makabër ndaj kishës, e cila daton që prej vitit 1540 dhe mbart vlera të rralla kulturore të artit mesjetar shqiptar.

Gjithashtu, Lafe ka kërkuar ndihmën e publikut për ruajtjen e objekteve dhe raportimin e ngjarjeve të tilla në zonat ku ata banojnë. Ai ka thënë se ministria ka dërguar prej disa kohësh një kërkesë pranë Departamentit të administratës publike dhe Ministrisë së Financave.

Në të kërkohet një reformë e sistemit të trashëgimisë dhe  rishqyrtimi i sistemit të drejtorive rajonale të kulturës në bazë qarqesh, gjë që do të garantojë edhe shtimin e kujdestarëve dhe brigadave të mirëmbajtjes për to.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›