Dëmtimi i afreskut, protestë para Ministrisë: Bumçi të japë dorëheqjen
TIRANE - Forumi i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore ka mbajtur ditën e sotme rreth orës 12:00 një protestë paqësore përpara Ministrisë së Kulturës, për të denoncuar dorëzimin e kësaj Ministrie përballë situatës dramatike ku ndodhet Trashëgimia Kulturore.
Forumi ka theksuar se ngjarja e fundit ku janë dhunuar afresku i Onufrit në kishën e Shën Premtes në Elbasan është kulmi i dëmtimeve të kësaj Trashegimie Kulturore.
Duke folur për kamerën e Tv A1 Report Artan Lame u shpreh se shteti nuk duhet të fshihet por duhet të mbajë përgjegjësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Lame thekson se nëse ministria deklaron që nuk është e aftë të ruajë monumentet më mirë të largohen nga zyrat dhe të japin dorëheqjen.
“Shteti të hapte letra dhe të mos fshihet se vjedhja ka ndodhur në 30 dhjetor. Fakti që Ministria deklaron se janë shumë monumente të shpërndara nëpër Shqipëri, nëse nuk i ruajnë dot të lënë zyrat dhe të ikin. Ministri është betuar kur ka marrë detyrën por nuk po ruan asnjë trashëgimi kulturore”, shprehet Lame.
Më tej Artan Lame shpjegon se monumente me vlerën si këto të Onufrit janë shumë pak dhe duhet të ruhen nga shteti, por fakti që janë hequr rojet ka bërë që të dëmtohen nga persona të papërgjegjshëm. Lame tregon se denoncimi i kësaj masakre është bërë nga ish-roja i kishës.
“Ka pasur një sistem rojesh që në kohën e Enver Hoxhës, që u prish më vonë dhe u vu prap. Rojet ishin ata që shpëtuan shumë monumente. Ky sistem rojesh u shkatërrua në 2006-2007 dhe tani Ministria thotë se po punomë për vendosjen rojes. Objektet me këtë vlerë kulturore numërohen me gishta, nuk janë më shumë se 20 apo 30. Nuk ka aftësi shteti t’i mbrojë, nëse nuk i mbrojnë dot të japim dorëheqjen. Njoftimi për vjedhjen ka ardhur nga ish-roja. 3 mijë lekë të reja në muaj merr një roje, për 30 dollarë në muaj ne sot nuk e kemi më Onufrin”, deklaroi Lame.
vijon