E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Lionel Messi mbyll edicionin para kohe

Lionel Mesi do të mungojë në ndeshjet e mbetura të kampionatit spanjoll të futbollit pas një dëmtimi që pësoi që në ndeshjen me PSG në Francë.

Sulmuesi argjentinas nuk është ndier mirë në ndeshjen e fundit dhe stafi mjekësore ka vendosur që të mos luajë në tre ndeshje e mbetura dhe mbyllur edicionin para kohe.

Vendimi i stafit lidhet me faktin që Mesi mos rrezikohet për edicionin e ardhshëm duke i dhënë kohë të plotë për rikuperimin.

Këtë edicion argjentinasi shënoi 60 gola në 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Gjithashtu edhe një rekord tjetër personal pasi u ka shënuar pa ndërprerje të gjithë rivalëve në La Liga për 19 takime rresht

d.b/shqiptarja.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›