E Martë, 3 Nëntor 2026

Dëmtohet sulmuesi i Anglisë, mungon në ndeshjen ndaj Shqipërisë

Cole Palmer do të mungojë për Anglinë në startin e eliminatoreve të Kupës së Botës. Për shkak dëmtimi, Palmer nuk do jetë gati për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.

Tekniku i Chelsea, Maresca ka dhënë njoftimin, në një intervistë.

“Cole Palmer nuk do të luajë për Anglinë, ai është i dëmtuar. I nevojiten teste mjekësore. Janë të planifikuara për të hënën”, tha Maresca.

Sulmuesi ka luajtur 11 ndeshje me Anglinë dhe ka shënuar 2 gola. Më herët, ai është aktivizuar për ekipet zinxhirë të “3 luanëve”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›