E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dëmtuan stolat dhe hynë në fushën e lojës gjatë një ndeshjeje, procedohen penalisht disa tifozë

Gjashtë persona janë proceduar nga policia në Elbasan.

Këta shtetas, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje futbolli, kanë dëmtuar pjesërisht disa stola ku ulen tifozët dhe kanë hyrë në fushën e lojës.

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit G. K., 27 vjeç, Xh. L., 27 vjeç, L. R., 20 vjeç, A. G., 52 vjeç, R. D., 23 vjeç dhe F. C., 23 vjeç, pasi më datë 20.10.2024, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje futbolli, kanë dëmtuar pjesërisht disa stola ku ulen tifozët dhe kanë hyrë në fushën e lojës”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›