E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Denaj: 1.4 mld lekë shtesë mbështetje për fermerët, disbursim 100% brenda dhjetorit

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Qeveria ka miratuar aktin normativ për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.

Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denja bën me dije se janë miratuar 1.4 miliardë lekë shtesë për fermerët shqiptarë.

“Me vendimin e fundit të Qeverisë, mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë arrin një total prej 5.2 miliardë lekë”, thekson Denaj.

Denaj bën me dije se “skema Kombëtare e Subvencioneve mbështet 67,100 fermerë përmes 8 masave, ku 52,195 fermerë përfitojnë mbështetje për naftë”

”Disbursimi i mbështetjes direkte do të përfundojë brenda muajit dhjetor, duke siguruar që 50% e mbetur të transferohet në llogaritë e çdo fermeri”, shkruan Denaj.

Ministrja nënvizoi se për të tretin vit radhazi plotësojmë me 100% pagesat për fermerët e kualifikuar të Skemës Kombëtare direkte.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›