E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Denaj: Agroturizmat në Vlorë, shije unike e traditës

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/  Agroturizmat në Vlorë, kanë ndërtuar një identitet të veçantë me mbarështimin e bagëtive të imta dhe prodhimin artizanal të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale foto nga një agroturizëm që ndodhet në jug të vendit, ku karakteristikë është pjekja në saç e kecave dhe pulave që rriten në fermë.

“Ky është shembull i agroturizmit që përfaqësuar shijen unike të traditës dhe mikpritjes shqiptare”, shkroi Denaj.

“Sot, Agroturizmet janë një destinacion i përkryer për turistë vendas e të huaj që duan të shijojnë gatime autentikeme produkte made in Albania”, tha Denaj.

1 nga 10

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›