E Enjte, 5 Nëntor 2026

Denaj: Aksion për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm


TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Mbrojtjes Sociale Anila Denaj ndau në rrjete sociale momente nga aksioni për pastrimin e mjedisit në jug të vendit.

Aksioni për pastrimin e mjedisit përfshiu gjatë kësaj fundjave të gjitha bashkitë e vendit nga jugu në veri, me prioritet zonat bregdetare ku dhe fluksi i vizitorëve dhe turistëve është më i lartë për shkak të sezonit turistik.

Në këtë aksion u bashkuan vullnetarisht edhe qytetarët, nxënësit e shkollave si dhe u angazhuan punonjësit nga institucionet qendrore e vendore nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve.

/e.xh/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›