E Enjte, 5 Nëntor 2026

Denaj: “Ambasadorët e rinj të mjedisit”, ndikim pozitiv në komunitet

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot disa nga momentet më të bukura të projektit “Ambasadorët e rinj të mjedisit” për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm në Sarandë.

Nga trajnimet, ditët e pastrimit të plazheve në Sarandë, mbjellja e luleve, dhe deri te vendosja e koshave të riciklimit, ky grup i motivuar të rinjsh kanë ndikuar pozitivisht në komunitet.

“Ambasadorët e rinj të mjedisit,” janë pjesë e Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe zbatohet nga UNDP, në bashkëpunim me Qendra Youthful dhe Bashkinë Sarandë.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›