Denaj: Degustimi i verës, tërheq turistët në bizneset agroturistike

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Agroturizmi është kthyer në një sektor të rëndësishëm që po rrit kontributin në industrinë e turizmit në vendin tonë.
Zhvillimi që ka marrë ky sektor po tërheq gjithnjë e më shume interesin e turistëve dhe vizitorëve të shumtë që po vizitojnë vendin tone këtë sezon veror.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot në rrjete sociale shembullin e agroturizëm “Alpeta”, në Berat, që po frekuentohet rregullisht nga turistët e huaj këtë sezon veror, të cilët krahas bukurive të natyrës shijojnë edhe prodhimet lokale të zonës.
Kantina pikë agroturistike pret turistë vendas dhe të huaj që kanë mundësinë të shijojnë produkte cilësore të verës dhe rakisë, shoqëruar me shijen e ushqimeve tradicionale shqiptare.
“Në agroturizëm Alpeta, ku turistët po shijojnë atmosferën e jashtëzakonshme të degustimit të verës dhe produkteve lokale, ushqimin autentik dhe dollitë me raki siç i do zakoni, të gjitha këto nën tingujt e këngëve dhe valleve tradicionale”, shkroi Denaj.