E Enjte, 5 Nëntor 2026

Denaj: Diga provizore mbi lumin e Kalasë për vaditjen e mbi 200 ha tokë bujqësore

TIRANË, 6 korrik  /ATSH/ Diga provizore mbi lumin e Kalasë me volum prej 1000 m3 bën të mundur vaditjen e mbi 200 ha tokë bujqësore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot pamje nga kjo digë mbi këtë lumë, dega më e madhe e Bistricës në verilindje të Sarandës, me gjatësi 34 km.

Ministrja thekson se, investimet në infrastrukturën bujqësore janë në vëmendjen dhe prioritetin e qeverisë dhe njësive të qeverisjes vendore.

Denaj nënvizoi se ku koordinim ofron më shumë garanci dhe siguri për fermerët tanë, punën, mundin dhe produktet e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›