Denaj: Eksportet bujqësore rritje drejt objektivit 1 miliard dollarë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka deklaruar se eksportet bujqësore shqiptare gjatë 8-mujorit të këtij, shënuan rritje me 17,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në një status në rrjetet sociale zonja Denaj njofton se ato arritën në vlerë, 38,4 miliardë lekë, nga 32,7 miliardë lekë që ishin në 8-mujorin 2022.
“Ecuria dhe rritja e vazhdueshme e eksporteve është pasqyrë e qartë e njerëzve të punës në bujqësi dhe suksesit të politikave të qeverisë për sektorin, të cilat na sjellin më afër me objektivin 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030,” shkruan ministrja Denaj.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural krahas investimeve në vepra vaditëse dhe kullimi, në kushtet e krizës nga lufta në Ukrainë, përmes skemës kombëtare ka mbështetur me financim fermerët për uljen e kostove të prodhimit.
/ rtsh /