E Enjte, 5 Nëntor 2026

Denaj: Eksportet bujqësore u rritën me 25 % në korrik

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Eksportet bujqësore vijuan trendin rritës edhe gjatë muajit korrik.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se “në muajin korrik u shënuan 58 113 tonë eksporte me vlerë 4.5 miliardë lekë dhe një rritje prej 25 % krahasuar me një vit më parë. Në korrikun e vitit të kaluar u shënuan 46 468 tonë eksporte”.

“Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend”, tha Denaj.

Ekspozimi i vendit tonë si destinacion turistik dhe politikat mbështetëse për fermerët, kanë rritur vlerën e prodhimit bujqësor në tregjet e huaja.

Produktet kryesore bujqësore që eksporton Shqipëria janë bimët mjekësore, perimet e freskëta dhe të përpunuara, vaji i ullirit, vajrat esenciale, shalqinj, fruta, peshk të konservuar etj.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›