E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Denaj: Kultivimi në tokë të kripur ka rritur prodhimin e shegës

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot historinë e suksesit në prodhimin e shegëve.

“”Agro Iliria” me një aktivitet të suksesshëm prej 10 vitesh, kultivon shegë të varitetetit “Wonderful” në një sipërfaqe prej 100 hektarë tokë. Falë teknologjisë së avancuar, kultivimi në tokë të kripur ka rezultuar jashtëzakonisht i suksesshëm dhe prodhimi i shegës shitet si në tregun vendas, ashtu edhe jashtë vendit”, u shpreh ministrja Denaj në rrjetet sociale.

Grupi “Agro Iliria” po zhvillon një plan investimi shumëdimensional që përfshin 1100 hektarë tokë për rritjen e shegës “goji berry”, një hapësirë për agroturizëm. Investimi fillestar është 6.6 milionë euro, por pritet të rritet në vitet në vijim.

Ky investim është një nga shembujt ku mund të shohësh se si ka marrë jetë dhe zhvillohet një nga projektet e rëndësishme strategjike në fushën e bujqësisë.

Ky sistem është tërësisht një risi në Shqipëri, por është konsultuar me një ekspert nga Izraeli. Hap pas hapi, sistemi u është përshtatur kushteve të Shqipërisë duke çuar në një histori të mirëfilltë suksesi.

1 nga 7

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›