Denaj: Përfundojnë punimet për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Devoll

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë, dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se kanë përfunduar punimet për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Devoll në Desarë.
Ministrja theksoi se ky është një investim i rëndësishëm që garanton mbrojtjen e 280 hektarëve tokë, të mbjella kryesisht me kultura frutore, duke rritur zhvillimin e ekonomive familjare që mbështeten në këto prodhime.
Prej vitesh tokat bujqësore në atë zonë po rrezikonin të shkatërrohen nga gërryerjet e lumenjve Osum dhe Devoll.
/r.e/