E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Denaj në Bolonjë: Ekspertiza e Italisë për një bujqësi më moderne dhe të qëndrueshme

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj pas vizitës që zhvilloi në panairin EIMA International 2024 në Bolonjë, pati edhe një takim me Presidenten e FederUnacoma, Maria Teresa Maschio, Fabio Ricci nga FederUnacoma dhe Biagio Di Terlizzi nga CIHEAM Bari biseduam për mundësitë për të intesifikuar marrëdhëniet midis dy vendeve me qëllim fuqizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri.

Denaj u shpreh synohet përfitimi nga ekspertiza e Italisë.

“Synojmë të përfitojmë nga ekspertiza e Italisë, duke u fokusuar në përmirësimin e prodhimit dhe zhvillimin e kapaciteteve për një bujqësi më moderne dhe të qëndrueshme, që siguron cilësi dhe konkurrencë për produktet tona në tregjet ndërkombëtare”, theksoi Denaj.

“Qëllimi ynë i përbashkët është t’i japim vazhdimësi nismave që kemi ndërmarrë për përmbushjen e vizionit Bujqësia 2030”, nënvizoi më tej ministrja Denaj në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 26

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›