Deniau: Normalizimi i raporteve, sështë njohje
Ambasadori i Francës në Beograd, François Xavier Deniau ka thënë se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovës, nuk nënkupton edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në një intervistë për gazetën beogradase Politika, Deniau ka thënë se termi normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën, të cilën evropianët e përdorin do të thotë zbatim konkret, të qëndrueshëm, të marrëveshjes Beograd-Prishtinë që është arritur në mars dhe maj të këtij viti.
Sipsa tij, Bashkimi Evropian ka marr tashmë vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësim me Serbinë, dhe se negociatat mund të fillojnë ndërmjet të takimit të Këshillit Evropian, ndërmjet të 20 dhjetorit dhe 31 janarit.