Dënohen 21 tifozë me varje!

21 tifozë egjiptianë janë dënuar ma varje nga një gjykatë në Egjipt. Tifozët e dhunshëm nxitën trazira të cilat shkaktuan shumë viktima në një ndeshje futbolli.
Në ndeshjen mes Al Ahli dhe Al Masri, tifozët nxitën dhunën ku mbetën shumë viktima.
Në këto trazira tifozët u shtypën për vdekje ndërsa mundoheshin të largoheshin nga stadiumi pas pushtimit të fushës nga tifozët e Al Masri, ndërsa shumë të tjerë u hodhën apo u shtynë nga shkallët e stadiumit.
21 personat do të varen në shesh, dënim ky i praktikuar ende në Egjipt./Indeksonline/