Denohet ish kryeministri i Maqedonise Buckovski
Ish-kryeministri i Maqedonise, Vllado Buçkovski u denua nga Gjykata e Shkupit me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie per korrupsion. Buçkovski dyshohet se ne vitin 2001, kur ushtronte postin e ministrit te Mbrojtjes ka demtuar shtetin per nje vlere prej 3 milione eurosh, per shkak te furnizimit me pjese rezerve per tanke dhe pajisje te tjera ushtarake ne nje mase kater here me te madhe sesa sasia e nevojshme. Denim te njejte prej 3, 6 vitesh burg ka marre edhe ish-shefi i shtabit te pergjithshem te Armates se Maqedonise, Metodija Stamboliski. Edhe dy te akuzuar te tjere punonjes te Ministrise se Mbrojtjes gjithashtu jane denuar me nga 3 vjet heqje lirie. Ky eshte nje nder rastet e para ne Maqedoni kur nje ish-minister dhe kryeminister denohen per korrupsion. Parlamenti i Maqedonise pas ketij vendimi pritet t’i heqe imunitetin Buçkovskit, i cili tani eshte deputet i partise opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonise.