E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet mashtruesi, ndërtoi park industrial me para të marra borxh

parku-industrial—-Nga Dorina Bilbili—- 

Tiranë- 60-vjeçari Pandeli Ciko përmes mashtrimit ka marrë mijëra euro borxh duke ndërtuar me ta një park industrial e duke mos shlyer e mohuar detyrimet ndaj personave që rezultojnë të afërt me të. Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 10 vite burg për mashtrim.

Gjithçka ka nisur më 10.04.2003 kur P.Zelka i ka dhënë të njohurit të tij në mirëbesim shumën e parave përmes një deklarata noteriale sipas së cilës Ciko merrte shumën prej 65.000 eurosh me interes mujor 1000 euro, për një afat prej katër vitesh. Madje ky i fundit ka lënë si garanci dy kamione, një sipërfaqe toke, që gjendej në Marikaj. E nëse kjo marrëveshje shkelej atëherë pasuritë e mësipërme, do të kalonin në favor të Zelkës. Por rezultoi se kjo deklaratë noteriale nuk është depozituar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si barrë mbi pasurinë.

Në vitin 2002 i duhej nje shume lekesh dhe per kete une i krijova mundesi me dhenien e20 mije eurove  ne muajin tetor dhe po ne kete muaj nje shume tjeter prej 40 mije eurove te tjera kurse ne nentor 5 mije euro. Nuk beme akt noterie ne momentin e dhenies se ketyre shumave pasi e lame qe me blerjen e  tokes une do shlyhesha. Ne vitin 2003 , u be akti noterial, vazhduan punimet per parkun e ne fund te vitit 2003 mbaroi fazen e pare te ndertimit  te parkut”,-tha Zelka.

Ai shton se në vitin 2004 bëri kontratë duke i lënë një afat 4-vjeccar për shlyerjen e borxhit, por me mbarimin e afatit në 2007-ën mori vesh se gjithshka ishte e shitur. Por prona figuronte e shitur tek  Elona Banda, vajza e kunatës me dokumenta të falsifikuara. Të gjitha janë bërë në mirëbesim pasi Pandeliu kishte një biznes të ngritur, i dukshëm për mua dhe i mjaftueshëm për shlyerje. Premtimi është: Do shes pronat dhe do kthej lekëtPandeliu ka një park industrial që ndodhet ne Marikaj, i ndërtuar e në pronesi të tij…të cilin e bleu  me parët  që na mori ne,-tha Zelka në gjykatë.

Ciko ka mohuar në gjykim borxhin, ndaj Gjykata thotë se Ciko me veprimet e tij  ka mashtruar gjithashtu edhe shtetasin V.Kovaçi, i cili ka qenë shofer prej katër vitesh tek shoqëria e tij. Në vitet 2004- 2007  i ka dhënë atij shumën prej 16.800 eurosh, duke mos ia kthyer me pretendimin se do të shiste parkun e pastaj të merrte lekët.

Këto lekë mi kerkoi pasi kishte nje firme qe quhej ARI TRANS une punoja si shofer e pastaj nga fundi si pergjegjes. Perfundimisht me detyrohet  ne shume e siperpermendur. Une e kam kerkuar disa here  dhe ai me tha:  Te shes parkun dhe do te ktheje e leket, dhe kur  ai nuk kishte asnje leke, ne beme denoncim pasi parku qe ishte ne pronesi te tij kishte kaluar  ne pronesi te Jollandes, por ai kembengulte qe   parku ishte i tij. Jolanda eshte kunata e tij, gruaja e vellait te Pandeliut. Ne e kemi takuar Jollanden dhe ajo vete na ka thene qe eshte pronare e parkut. Une jam interesuar dhe del qe ne hipoteke eshte ne emer te Elona Bandes dhe jo ne emer te Pandeli Cikos.

Ciko ka mashtruar edhe shtetasin Spiro Gjoka, (baxhanakun e tij) , duke i marrë atij një shumë parash prej 20.000 mijë paund dhe shtatëqind mijë lekësh. Mi kerkoi vete Pandeliu per shkak se duhej te perjashtonte bashkepronarin e firmes se tij e une do te behesha bashkepronar me te ne kete firme transporti nderkombetar, por nuk me kujtohet nese erdhi vetem apo bashke me te shoqen. Ai nuk ma ktheu asnjehere kete shume. Ai gjithashtu  me ka marre dhe shuma te tjera lekesh,-tha Gjoka.

Avokati pretendoi se Ciko nuk ka përdorur gënjeshtrën apo shpërdorimin e besimit, por gjykata vërtetoi të kundërtën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›