Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Ish-kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.
Gjykata e Posacme e ka shpallur atë fajtor për kryerjen e veprës penale “shpërdorimi i detyrës” duke i caktuar 2 vite burgim, por nga gjykimi i shkurtuar u dënua përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.
Ai dhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë së lezhës, akuzohen se kanë bërë tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Hetimet për tjetërsimin e pronave kanë nisur në vitin 2017-të./vizionplus/tv