E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dënohet me 2 vite e 4 muaj burg ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe

GJKKO ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.

Ai u akuzua nga SPAK në lidhje me abuzimin me ë nje tender 24 milionë leke te reja për nje kanal vaditës ne fshatin Bishqethem te Lushnjes.

Sipas SPAK ky tender ishte fituar nga kompania me vlerën më të lartë ndërkohë që punimet i kishte kryer një kompani tjetër.

Per keto akuza, Gjykata e Posaçme e denoi Fatos Tushen dhe zyrtaret e tjere te Bashkise për akuzen e shperdorimit të detyrës.

Me gjykim të shkurtuar, Fatos Tushe do të vuajë 2 vite e 4 muaj burgim ndërsa nuk do të ketë të drejtë për mbajtjen e posteve publike për një periudhë kohore 5-vjeçare.

Po ashtu u denuan me burg edhe ish- punonjës të tjerë të Bashkisë Lushnjë, mes te cileve Nen/kryetari Gentian Nushi i cili duke perfituar nga gjykimi i shkurtuar do te kryeje 1 vit e 8 muaj burg.

Dënimet perfundimtare me gjykim te shkurtuar për Fatos Tushen dhe ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Lushnjës:

Flamur Peqini -Nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 2 vite burg dhe 5 vite jashte funksioneve publike

Leonard Sefa- Nga gjykimi i shkurtuar do vuajë 1 vit e 6 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Blerta Turku-  Denohet 1 vit e 4 muaj burg dhe 5 vite jashte funksioneve publike.

Bardhi Mehilli- Dënohet me 1 vit e 6 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Ilva Billo-Dënohet me 1 vit burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Gazmend Çela- Denohet me 1 vit e 8 muaj burg dhe 5 vite jashte funksioneve publike.

Margarita Gjermeni- Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

Xhemal Hasku – Denohet me 1 vit e 4 muaj burg dhe 5 vite jashtë funksione publike.

Andi Nushko- Denohet me 1 vit e 4 muaj burg dhe 5 vite jashte funksioneve publike

Bektash Nezha- Denohet 1 vit burg; lirohet sepse i ka përfunduar dënimi

Ani Simoni- Denohet me 1 vit e 2 muaj burg dhe 5 vite jashte funksioneve publike

Ledi Aleksi- Denohet me 8 muaj; lirohet nga burgu sepse i ka perfunduar denimi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›